61
Mateo Borri ka qenë i ftuari i radhës i Brikena Selmanit në emisionin “Top Arena”. Gjatë kësaj interviste, dy ish-banorët e “Big Brother VIP 5” kanë mohuar zërat se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe janë më të dashuruar se kurrë.
I pyetur se cili ka qenë mendimi i tij i parë kur e ka parë Brikenën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Mateo u shpreh se ka patur disa emocione, pasi e dinte që do ishte dhe ai pjesë e reality show-t.
Ndërsa pyetjes ‘kur e kuptove se isha ajo idealja për ty?’, Borri u shpreh: “Në momentin që kam parë që ti ke patur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, unë aty kuptova që ti ishe femra për mua”.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Cili ka qenë mendimi jot i parë kur e ke parë se jam futur në “Big Brother VIP 5”?
Mateo: Di të them se në një moment më është marrë fryma. Kanë qenë disa emocione, siklete të ndryshme në momentin që të shihja në ekran, duke e ditur se do hyja dhe vetë. Në momentin që të kam parë ty, e kam kuptuar që rrugëtimi im do kishte ndryshuar komplet nga ai që unë mund të kisha përfytyrur. E dija që kur të hyja brenda, është një shprehje që thotë ‘aty ku ka patur shkëndija, ka gjithmonë zjarr’, edhe unë kisha ardhur me bidonat me benzinë me vete. Se zjarri ishte ti vetë.
Brikena: Shumë e vërtetë. Kur e kuptove ti se unë isha ajo idealje për ty?
Mateo: Për mua është e vështirë të bie në dashuri, nuk është e lehtë. Jam njeri që kam ato të miat, por duke qenë gjatë gjithë kohës në një shtëpi bashkë, 24 orë. Duke të pasur larg, aty e kuptova se e ndjeja mungesën tënde herë pas here, edhe në momentin që kam parë që ti ke patur ndikim emocional të drejtpërdrejtë te humori im, unë aty kuptova që ti ishe femra për mua. Edhe aq shumë sa të kam puthur ty dorën, nuk ja kam puthur njeriu në jetën time.
Brikena: Shumë e vërtetë. Edhe jashtë “Big Brother” është diçka që e bën gjithë kohën dhe unë e vlerësoj shumë.
Mateo: Pastaj, diçka që më merr malli kur e shoh në televizion apo reels, ka qenë momenti kur ne flinim me duar të bashkuara, që mua më këputej shpatulla vetëm mos t’a lëshoja dorën gjatë darkës.
Brikena: Në fakt janë momente shumë emocionante.
https://www.youtube.com/watch?v=bHelmSWRiyM



