Faza e dytë e testimit të urës së Ibrit, raporti i ekspertëve brenda 2-3 ditësh

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 17:13

Insistimi i Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit po vazhdon edhe tutje.

Të mërkurën kompania e kontraktuar nga Ministria e Planifikimit Hapësinor ka filluar me fazën e dytë dhe të fundit praktike, që është testimi për peshën e automjeteve që mund të lëvizin mbi urë.

Një herë është testuar vetëm kalimi i kamionit bosh e pastaj edhe kamioni i ngarkuar.

Poshtë saj, janë vendosur mjetet adekuate për të vlerësuar qëndrueshmërinë e urës e punëtorët e kompanisë po shikojnë çdo detaj nga kjo matje.

Rezultat final nuk ka akoma sepse të dhënat e marra nga ditët e sotme do të analizohen në ditët në vazhdim.

Ai që kishte ardh tek Ura e Ibrit siç tha ai për t’i parë punimet nga afër, zv.Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se marrja e rezultateve finale është çështje ditësh.

“Sa të përfundojnë testimet, aparatura është shumë moderne që është duke u aplikuar këtu për testime të stabilitetit dhe besoj që për dy-tri ditë do ta kemi raportin final”, ka thënë Durmishi.

Sipas tij, kjo urë është mjaftë e qëndrueshme.

“Teorikisht ka mundësi, në bazë të asaj që kam pa unë gjatë vizitave të mija, kjo urë është shumë stabile, është një ndër më të fortat që i kemi në Kosovë”, ka shtuar Durmishi.

Të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër janë edhe Policia e Kosovës në veri të vendit.

“Ne nuk kemi ndonjë informacion që kjo urë është duke u hapur tash, nëse merret ndonjë vendim ose vjen ndonjë vendim ndërmjet hierarkisë tonë komanduese atëherë i marrim masat e nevojshme”, ka thënë Veton Elshani.

Gjatë kryerjes së testimit të stabilitetit të urës, procesin e kanë përcjell nga afër si zakonisht karabinierët italian por si rrallë herë aty ishin KFOR-i gjerman.

Misioni paqëruajtës, KFOR, ka kërcënuar se do të intervenojnë për ‘çfarëdo zhvillim që mund të ndikojë në ambientin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, duke respektuar plotësisht mandatin  që buron nga OKB-ja’.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter