Arritjet e sportistëve të Kosovës në Paris, Rama: I lumtur dhe krenar që jam miku juaj!

featured
Press Online
08 Gusht 2024, 01:33

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se ndihet shumë i lumtur për arritjet e sportistëve shqiptarë të Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris.

Ai ka thënë se është krenar që është mik i medalisteve olimpike të Kosovës, xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.

I lumtur dhe krenar që jam miku juaj, e që ju nderoni Kosovën botërisht dhe i shërbeni edhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan kryeministri Rama.

Distria Krasniqi ka fituar në “Paris 2024” medaljen e argjendtë në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë. /vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter