Dhjetë startupe të edicionit të pestë të akseleratorit Uplift Albania udhëtuan drejt Lituanisë në datat 8-11 Maj 2024 në kuadër të programit Bridge2EU, një udhëtim studimor mbi gatishmërinë për investime bashkëorganizuar nga ICTSlab dhe CIVITTA në Lituani.
Fuqizuar nga EU for Innovation dhe implementuar nga ICTSlab në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen e Qeverisë Italiane, UNICEF, Deloitte, SwissEP dhe Star Venture, Uplift Albania mbylli edicionin e pestë më 23 Prill 2024 në Demo Day.

Patoko, Cyber Morfosis, Kungul, Rumio, Beach Master, Nullius in Verba, Dialogo AI, Marigo, FloraTech by Greenguard dhe Blite nën shoqërinë e 5 anëtarëve të ekipit të Uplift Albania u mirëpritën nga CIVITTA në zyrat e saj në Lituani ku u realizuan edhe pjesa më e madhe e takimeve dhe workshopeve.
Udhëtimi studimor u mbajt në 9 dhe 10 maj. Gjatë ditëve të këtij udhëtimi studimor, Startupet e Uplift pasuruan njohuritë e tyre nga ekspertët dhe partnerët e Civitta-s, anëtarë bordi dhe bashkëthemelues të LitBAN, nga përfaqësuesit e akseleratorit Plug and Play Europe, partnerët menaxhues të FirstPick VC në Lituani, partnerët e Katalista Ventures dhe përfaqësues të LitCapital.

Startupet u prezantuan me ekosistemin e Startupeve në Lituani, sipërmarrjet e suksesshme Baltike dhe Lituaneze. Tematikat e trajtuara kishin në fokus mundësitë e ndryshme të financimit dhe financimit publik, format e mbështetjes që mund të presin startupet nga investitorët engjëj, mënyra se si investorët vlerësojnë startupet si edhe një masterklas në ngritjen e fonE madhee që u pasua më stimulime të bisedave të mundshme gjatë një negocimi me një investitor.
Më pas, pjesëmarrësit vizituan Plug and Play si edhe First Pick VC aty ku përvec njohurive të reja të marra, startupet e Uplift patën një moment të rezervuar enkas për rrjetëzim me startupet si: Kloosive, Whitebridge, SpotGo, Boop dhe InGenes si edhe me startupet prezente në ambientet e FirstPick. U shkëmbyen kontakte, u diskutuan sfida biznesi si dhe bashkëpunime të mundshme.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të prezantonin përballë investitorëve për të marrë komente nga pikëpamja e tyre.
Së fundmi Startupet e Uplift u njohën me disa themelues të suksesshëm startupesh si Discontract, Billo.app, Cube3 AI dhe Vsight të cilët ndanë rrugëtimin e tyre të ndërtimit të bizneseve të suksesshme dhe këshilla për të evituar sfida në përpjekjet e tyre për t’u rritur dhe zgjeruar.

Programi Bridge2EU u shërbeu Startupeve si një një eksperiencë për të prekur më nga afër botën e investitorëve dhe mundësive të financimit, për të mësuar nga rrugëtimet e sipërmarrësve të sukseshëm për t’u qasur drejt investitorëve.
Programi Bridge2EU u mbështet nga UNICEF Albania dhe EU for Innovation.



