Threads ngadalë po shndërrohet në një burim të dobishëm informacioni në kohë reale. Aplikacioni më në fund do të lançojë opsionin për kërkimin e postimeve të renditura sipas kohës së publikimit.
Ndryshimi ka qenë shumë i kërkuar prej përdoruesve dhe do ta shndërronte aplikacionin e Meta në një burim të lajmeve të fundit, një mënyrë e ngjashme sesi ka funksionuar Twitter historikisht.
Kërkimi për tematika të fundit është i domosdoshëm për gjetjen e informacioneve të fundit nga lajme kryesore tek sportet apo çdo gjë tjetër që po ndodh në kohë reale.
Kohështrirja “For You” e Threads shquhet për përmbajtjet e publikuara ditë më parë.
/PCWorld Albanian



