Linux “kopjon” Windows me ndërfaqen blu të vdekjes BSOD

featured
Press Online
05 Korrik 2024, 04:49

Sistemi operativ Linux ka filluar ta shohë Windows si një model, të paktën në një drejtim: duke implementuar Ndërfaqen Blu të Vdekjes (BSOD) për të paralajmëruar përdoruesit në rastin e një paniku të kernelit.

BSOD, që Linux e quan DRM Panic, do të përfshihet në sistemin operativ për herë të parë me Linux 6.10 duke ju kërkuar përdoruesve të rindezin kompjuterët.

Në Linux 6.10, DRM Panic do të integrohet në kernel për herë të parë. Në momentin e lançimit janë të mbështetur  DRM & KMS drivers SimpleDRM, MGAG200, IMX, dhe AST.

Zhvilluesi Red Hat Javier Martinez Canillas tregoi një imazh të BSOD në Linux në Mastodon. Por në rastin e Linux, pamja është më pak e mistershme sesa në Windows.

Ju do të shikoni një ndërfaqe të plotë me një pinguin ASCII në cepin e majtë lart. Në qendër të ekranit është teksti “Kernel Panic!” me një mesazh më poshtë që i kërkon përdoruesit të rindezë kompjuterin.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter