Ashley Roberts rikrijon një nga pamjet më ikonike të Madonnës? Pse?

featured
Press Online
04 Korrik 2026, 03:37

Ashley Roberts bëri një hyrje spektakolare në festën e lansimit të albumit të ri të Madonnës, “Confessions II”, duke sjellë sërish në jetë një nga paraqitjet më të famshme të ikonës së muzikës pop.

Ish-anëtarja e grupit Pussycat Dolls u shfaq me një fustan korse ngjyrë vjollcë, i frymëzuar qartë nga veshja legjendare që Madonna kishte zgjedhur në ceremoninë e çmimeve Grammy në vitin 2006.

Pamja e saj tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve dhe fotografëve, ndërsa shumë e cilësuan si një homazh perfekt për stilin provokues dhe të paharrueshëm të “Mbretëreshës së Popit”.

Sipas Daily Mail, festa u organizua në ambientet e Magazine London, ku Madonna festoi publikimin e albumit të saj të 15-të në studio, “Confessions II”, një projekt që po konsiderohet si një nga rikthimet më të mëdha muzikore të vitit.

Në mbrëmje nuk munguan as emra të tjerë të njohur të showbiz-it. Aktorja Jaime Winstone u shfaq me disa veshje të frymëzuara nga epokat më ikonike të Madonnës, duke rikrijuar look-et që e shndërruan këngëtaren në një ikonë të modës gjatë viteve ’80 dhe ’90.

Albumi “Confessions II”, i publikuar më 3 korrik, vjen si vazhdim i suksesit të madh të Confessions on a Dance Floordhe shënon rikthimin e Madonnës me materiale të reja, pas turneut botëror “Celebration”, që mblodhi miliona fansa në mbarë botën.

Me atmosferën plot yje dhe veshjet që rikujtonin epokat më të famshme të karrierës së saj, festa u kthye në një homazh të vërtetë për trashëgiminë e Madonnës në muzikë dhe modë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter