Izraeli do të ndërtojë një superkompjuter për hyrë në garën AI

featured
Press Online
03 Korrik 2024, 19:15

Muajin e ardhshëm Izraeli do të hapë një tender për krijimin e superkompjuterit të parë të vendit për tu siguruar se do të mbetet një lider global në teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Izraeli ka krijuar një buxhet prej 250 milionë dollarësh në një program kombëtar AI dhe 60 përqind e saj do të ekzekutohet në 2024 ndërsa të shpenzohet plotësisht deri në 2027.

20 përqind e prodhimit kombëtar bruto (GDP) vjen nga teknologjia dhe vendosi shquhet për qendrat e saj të teknologjisë. Nga 9,000 startupe që ka vendi, më shumë se 2,200 përdorin AI ndërsa Izraeli është vendi i tretë në botë për nga numri i firmave AI.

Dror Bin, drejtuesi i agjencisë shtetërore Innovation Authority tha se objektivi i tyre është të sigurohen se Izraeli ruan lidershipin dhe pozitat e forta në garën AI që ka nisur në mbarë botën.

Super kompjuteri do të jetë i disponueshëm për hulumtuesit dhe kompanitë në kosto më të ulët sesa ofron aktualisht tregu për ekzekutimin e proceseve AI.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter