30 vite FreeDOS ndërsa mbështetja për Windows 3.x është pranë

featured
Press Online
03 Korrik 2024, 16:12

Më 29 Qershor u shënua 30 vjetori i FreeDOS, sistemit operativ bazuar në tekst nga zhvilluesi Amerikan Jim Hall dhe që pasonte OS ikonik MS-DOS.

Në fakt zhvillimi i FreeDOS vijon sot e kësaj dite edhe pse versioni i fundit, aktualisht 1.3, daton para dy vitesh.

Aktualisht versioni 1.4 është në zhvillim dhe fokusi i saj do të jetë rregullimi i gabimeve dhe përditësimi i mjeteve. Jim Hall thotë se mbështetja e plotë për Windows 3.1 dhe Windows 3.11 do të jetë në horizont për FreeDOS dhe është kërkesa numër 1 nga përdoruesit.

FreeDOS funksionon shumë mirë në kompjuterët e vjetër, andaj nëse dëshironi të luani me lojëra dhe programe klasike, mund ta provoni. Por nëse dëshironi të instaloni FreeDOS në një kompjuter modern, zgjidhja më e mirë sipas rekomandimit të Jim Hall, është përdorimi i një softueri virtualizimi.

/PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter