Conceicao ia siguron fitoren Portugalisë në kohë shtesë pak minuta pas inkuadrimit – Insajderi

featured

Portugalia ka shënuar golin e dytë kundër Çekisë, duke kaluar në epërsi në minuta shtesë. Golin e shënoi në 90′ +1 sulmuesi Conceicao, i cili u inkuadrua në minutat e…

Portugalia ka shënuar golin e dytë kundër Çekisë, duke kaluar në epërsi në minuta shtesë.

Golin e shënoi në 90′ +1 sulmuesi Conceicao, i cili u inkuadrua në minutat e fundit të lojës së rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

Goli i Portugalisë erdhi pasi që portugezët e shënuan golin e barazimit, me një autogol të Hranac.

Lojën me gol të parët e hapën çekët, me një supërgol të Provod.

Tabelës në grupin F po i prijnë Turqia dhe Portugalia me nga tri pikë. Turqia mposhti Gjeorgjinë me rezultat 3-1. /Insajderi.org/