Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe…
Një burrë dhe një grua me pasaporta të Rusisë u ndaluan në pikën kufitare të Jarinjës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ata kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe dyshimet janë se kanë kaluar nëpër rrugë ilegale.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti u iniciua si “kalim ilegal i kufirit”.


