1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Luan Haradinaj

Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Luan Haradinaj

featured

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij. E para e shtetit ka shkruar se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin e kombit, Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij.

E para e shtetit ka shkruar se Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, “duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë”.

“27-vjet më parë, në një përballje stoike me forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, Luan Haradinaj bie heroikisht, pak para se të vijë liria, të cilën luftëtari i UÇK-së me bashkëluftatarë, e patën ideal dhe amanet nga brezat, ndaj dëshmuan përkushtim, sakrificë dhe guxim. Luani, sikurse edhe familja Haradinaj dhanë shumë për lirinë e Kosovës, duke u shndërruar në emblemë të lirisë sonë, ndaj do të jenë të nderuar përherë. Hero Luani, luftoi për lirinë e Kosovës dhe ra hero në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë përvjetor, përkulemi para veprës heroike të Luanit me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe nderojmë të gjithë dëshmorët tanë, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë. Qoftë i përhershëm kujtimi për Luanin dhe të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Luan Haradinaj
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.