Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtori i Sigurisë Publike duhet të jenë vigjilent dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që Maqedonia të ketë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik. Në prag të ditës vendimtare të zgjedhjeve, 8 majit, disa nga ekspertët e sigurisë duke ndjekur retorikën e integristëve janë të shqetësuar për përshkallëzime të mundshme, trazira dhe inxhinieri zgjedhore. Sidomos në zonat ku betejën po e udhëheqin partitë nga blloku politik shqiptar BDI dhe koalicioni Vlen, shkruan PRESSonline.al
Ish-shefi i policisë, Ljubomir Gjurçevski në deklaratë Tv Alfa thotë se BDI do të ushtrojë presione dhe shqetësime gjatë votimit, prandaj, sipas tij, zyrtarët e sigurisë publike duhet të jenë të gatshëm të presin përshkallëzimin e mundshëm.
Sipas Gjurçevskit, mesazhet që partia e Ahmetit i ka dërguar pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe kalkulimet mes partive se kush do ta formojë qeverinë dhe me kë, konfirmojnë se BDI nuk ka ndërmend të largohet lehtë nga pushteti. BDI-ja nga hiçi e futi si kusht edhe Badenterin, ndonëse nuk vlen fare si parim për formimin e Qeverisë. Prandaj, ata që janë në dijeni i frikësohen një dite të tensionuar zgjedhjesh nga e cila në asnjë mënyrë nuk do të përfitojë askush, veçanërisht integristët, përcjell PRESSonline.al
Gjykata Administrative tashmë ka ashpallur një aktgjykim për parregullsitë gjatë votimit të 24 prillit. Koalicioni Vlen publikoi vendimin e gjykatës që pranoi ankesën e tyre për mbushjen e kutive në Likovë. Në një vendvotim në Likovë, një kuti është mbushur nga persona të afërt me bartësin e listës së BDI-së në këtë zonë, duke përdorur teknikën e njohur si “treni bullgar”, informon PRESSonline.al
Sipas VMRO DPMNE-së, BDI tenton t’i korruptojë votuesit edhe në objektet fetare, zyrtarë të BDI-së janë vërejtur në Vinicë, Koçan, Berovë, Dellçevë ku tentojnë t’u japin ryshfet votuesve me policë në objektet fetare.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se për të gjitha këto parregullsi e ka njoftuar bashkësinë ndërkombëtare dhe paralajmëron se BDI është duke u përgatitur për mbushjen e kutive dhe për parregullësi zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.(PRESSonline.al)