Projekti për rrugën Izvor-Dibër gati deri në fund të vitit

featured
Press Online
25 Shkurt 2024, 14:15

Rruga rajonale Izvor- Dibër, do të përfundojë së ndërtuari kah fundi I vitit. Bëhet fjalë për rrugë rajonale që që do të lidh Kërçovën, Dibrën dhe zonën e Rekës së Epërme dhe Rekës së Poshtme.

Kryeministri Talat Xhaferi, i cili ishte në terren së bashku me kryetarët e komunave të Dibrës, Kërçovës dhe Mavrovë Rostushës si dhe menaxherët e institucioneve kompetente tha se me qarkullimin nëpër këtë rrugë do të krijohen edhe benefite ekonomike.

“Nga mbikqyrësi morëm informata e duhura për dinamikën e kryerjes së punëve dhe supozimet e tyre janë siç edhe planifikohet fundi i vitit të përmbyllet projekti, që do të mundëson lehtësim të komunikimit të banorëve që gravitojnë në këtë zonë dhe të kenë dalje më të shpejtë në autostradën gjegjësisht në korridorin tetë, që të mund edhe ekonomia por edhe qytetarët të kenë benefite nga shfrytëzimi i kësaj rruge.” – tha Kryeministri i vendit, Talat Xhaferi, përcjell PRESSonline.al

Gjatësia e rrugës është rreth 20 km dhe për ndërtimin e saj po shpenzohen rreth 20 milion euro. Sipas kryeministrit Xhaferi bëhet fjalë për ide të kahmotshme që do të mundësojë edhe lidhjen ndërshtetërore të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter