Konfirmuan ndarjen? Princ Leka dhe Elia Zaharia “thyejnë traditën” për Krishtlindje

featured

Princ Leka dhe Elia Zaharia urojnë Krishtlindjet, por jo bashkë.

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Princi dhe Elia kanë ndarë kartolinat përkatëse së Krishtlindjes.

Secili ka pozuar krah vajzës së tyre Geraldinës.

Të dashur miq, ju uroj nga zemra një festë të gëzueshme të Krishtlindjes! Le të shijoni momentet e lumtura me familjen dhe miqtë tuaj në këtë kohë të veçantë të paqes dhe lumturisë për të gjithë!”, është urimi i Princit.

Ndërkohë Elia Shkruan:

Gëzuar Krishtlindjen! Ardhtë e bardhë për të gjithë ju e familjet tuaja! Mbarësi e bekime paçi kurdoherë“.

Kujtojmë se prej javësh në media po përflitet ndarja e çiftit mbretëror. Si Princi dhe Elia kanë zgjedhur të heshtin për këto lajme, por duket se me këto urime të ndara Krishtlindjesh konfirmuan në heshtje ndarjen.

Konfirmuan ndarjen? Princ Leka dhe Elia Zaharia “thyejnë traditën” për Krishtlindje
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.