‘Babagjyshët’ hynë në shtëpi për të kënduar për Krishtlindje, por bëjnë ‘kërdinë’! Vjedhin kasafortën e të moshuarve

featured

Tre persona të panjohur të veshur si babagjyshë kanë hyrë në shtëpinë e një çifti të moshuar me pretekstin për të kënduar këngë për Krishtlindjen dhe kanë grabitur kasafortën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm më 24 dhjetor, ku çifti i të moshuarve jeton në katin e 3-të dhe të katërt të një ndërtese në Kifisi të Greqisë.

Njëri prej tyre ka shkuar në dhomën e gjumit që ndodhet në katin e 4-të dhe ka hequr nga dollapi një kasafortë të vogël të mbyllur, e cila përmbante një shumë parash, një orë me vlerë monetare të ende të panjohur, libra bankare, çelësa makine dhe dokumente personale.

Grabitësit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërkohë rasti është duke u shqyrtuar nga autoritetet greke.


Top Channel

‘Babagjyshët’ hynë në shtëpi për të kënduar për Krishtlindje, por bëjnë ‘kërdinë’! Vjedhin kasafortën e të moshuarve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.