Serbia arrestoi sot drejtorin e Administratës në Leposaviq vetëm pse është pjesë e institucioneve të Kosovës

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Policia e Serbisë ka arrestuar sot drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq. Kështu bën të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se Radimiroviq është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë, dhe po mbahet atje me të fejuarën e tij vetëm për shkak se është pjesë e insitutioneve të Kosovës, përcjell teve1.info

Ai thotë se ky arrestim është dëshmi e qasjes destabilizuese të qeverisë serbe dhe hakmarrje pas suksesit të Kosovës, e cila do të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre. Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri Sveçla ka kërkuar Beogradi që urgjentisht ta lirojë Radimiroviqin dhe të fejuarën e tij “dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”. /Teve1.info/

Serbia arrestoi sot drejtorin e Administratës në Leposaviq vetëm pse është pjesë e institucioneve të Kosovës
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter