BMZ gjermane do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup

featured
Press Online
04 Shtator 2023, 08:36

Kompania gjermane për sisteme të avancuara të baterive BMZ do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup, informojnë për MIA-n nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI). Investimi do të fillojë si braunfild, në një objekt ekzistues në ZZHTI Shkup 2.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në selinë e kompanisë nga drejtori ekzekutiv dhe themelues i BMZ, Sven Bauer dhe nga drejtori i Drejtorisë së ZZHTI Despotovski, në praninë e zëvendëskryeministrit Bytyqi she Jelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni.

Kompania BMZ prodhon bateri për motoçikleta, trotinetë dhe produkte të tjera më të vogla industriale.

Bytyqi dhe Despotovski në Frankfurt do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me biznesmenë gjermanë para të cilëve do ta prezantojnë potencialin investues të Maqedonisë së Veriut.

Sipas hulumtimit për klimën afariste të Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK) dhe Shoqatës së Biznesit Maqedono-Gjerman, të publikuar në qershor të këtij viti, 80 për qind e investitorëve ekzistues gjermanë do të investonin sërish në këtë vend.

Në anketën e bërë në shkurt dhe mars të këtij viti me pjesëmarrje të 45 nga gjithsej 150 anëtare të shoqatës, 80 për qind e të anketuarve kanë theksuar se duan ta zgjerojnë investimin, si dhe ta rrisin numrin e venE madhee të punës në shtet.

Gjermania është partneri i parë nga pesë partnerët tregtarë të Maqedonisë së Veriut sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar. Shkëmbimi vitin e kaluar arriti 4,8 miliardë euro.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter