“Non grata” e Kamcev, Lloga: Peshk i madh, bëri të dështonte Prokuroria Speciale

featured
Press Online
22 Korrik 2023, 17:41

Ministri i Drejtësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, foli në një lidhje direkte për Euronews Albania në lidhje me shpalljen “non grata” të biznesmenit të njohur Jordan Kamcev.

Sipas Llogës, Kamcev është një nga biznesmenët më të pasur në Maqedoninë e Veriut, dhe cilësohet si një ‘peshk i madh’ me një ndikim të gjerë në politikë dhe drejtësi.

“Z. Kamcev është një peshk i madh i gjithë këtyre viteve në politikë dhe është një kombinim mes politikës, oligarkisë dhe kombinimit me drejtësinë dhe ka dhënë këto frutet që ndodhet sot Maqedonia, një shtet i cili nuk mund të sigurojë drejtësinë brenda vendit dhe do të duhet asistenca e SHBA, me të ashtuquajturën ‘listën e zezë’ për të na ndihmuar ne se si do të lëvizim vitet e ardhshme”, tha ai, përcjell PRESSonline.al

Sipas Ministrit të Drejtësisë, biznesmeni Kamcev duhej të merrte disa dënime, por duke qënë një njeri i fuqishëm dhe me ndikim në Maqedoni arriti deri aty sa të ndikonte në dështimin e Prokurorisë Speciale.

“Shumë çështje që ishin të hapura në Maqedoni u mbyllën, një pjesë e madhe e këtyre çështjeve që në fakt do të duhej ë hapeshin më herët edhe nuk u hapën fare, një pjesë vazhduan që të jenë brenda institucioneve të Maqedonisë së Veriut, por siç e kam thënë edhe para dy ose tre ditësh Jordan Kamcev është sponsori kryesor në dështimin e Prokurorisë Speciale në vend”, tha ministri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter