“Si dy pika uji”, Dafina Zeqiri ndan selfie me djalin

featured
Press Online
13 Korrik 2026, 05:20

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë së fundmi një moment të ëmbël me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një selfie me djalin, duke zgjedhur ta shoqërojë foton me një përshkrim të shkurtër, por domethënës: “Twin”, shkruan Indeksonline.

Me këtë fjalë, Dafina ka lënë të kuptohet se sheh një ngjashmëri të madhe mes saj dhe djalit, ndërsa fotografia ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave.

Këngëtarja, e cila zakonisht ndan momente nga jeta profesionale dhe private me ndjekësit e saj, kësaj here ka zgjedhur një postim të thjeshtë që tregon anën e saj më familjare.

Ndryshe, Dafina e Kreshniku së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.


Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter