1
Një lëvizje e papritur në Instagram ka trazuar rrjetin dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportin mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Dy artistët nuk ndiqen më në rrjetin social, duke nxitur aludime se mes tyre mund të ketë ndodhur një krisje.
Sipas raportimeve të Prive By LS, raporti mes tyre nuk ka qenë prej kohësh si më parë. Burime të cituara nga mediumi bëjnë të ditur se ftohja kishte nisur më herët, ndërsa tani është bërë e dukshme edhe për publikun përmes këtij veprimi.
Detaji që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është fakti se kjo ndodhi menjëherë pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit. Ndërsa shumë prisnin një urim publik nga Xhensila, ai mungoi plotësisht dhe, menjëherë më pas, u vu re se dy artistët nuk ndiqnin më njëri-tjetrin.
Edhe pse prej muajsh janë përfolur për një afrim dhe janë parë shpesh bashkë, Ledri dhe Xhensila nuk e kanë konfirmuar kurrë publikisht se ishin në një lidhje. Për këtë arsye, pretendimet për një ndarje mbeten të pakonfirmuara, ndërsa veprimi i fundit në Instagram ka shtuar edhe më shumë spekulimet.






