featured

Qeveria sërish me transparencë maksimale 100 për qind

Mesatarja e transparencës aktive të ministrive, Qeverisë dhe komunave për vitin 2023 është 76% (nga 100% maksimumi i mundshëm) dhe krahasuar me vitin e kaluar është përmirësuar me 3 pikë përqindje (nga 73% në 76%). Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes kanë transparencë maksimale 100 për qind këtë vit, sipas sondazhit të kryer nga Qendra e Komunikimeve Civile, në kuadër të projektit “Monitorimi i Prokurimit Publik”, informon PRESSonline.al

Sipas raportit, 54% e institucioneve kanë përmirësuar transparencën aktive këtë vit, në ndryshim nga viti i kaluar kur 81% e institucioneve u përmirësuan. Transparenca aktive e ministrive dhe e Qeverisë është 86%, ndërsa e komunave 74%. Ndryshe nga viti i kaluar, ministritë janë përmirësuar me më pak se një pikë përqindje dhe komunat me 4.

Si vitin e kaluar, edhe këtë vit, vetëm dy institucione, Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria, kanë maksimum 100%, pra publikojnë të gjitha informacionet e parashikuara nga transparenca aktive. Dy komunat Velesi dhe Gjevgjelia janë në pozitën e tretë, me përmbushje të lartë prej 99% të obligimeve për publikimin e informatave sipas transparencës aktive.

Në mesin e rajoneve, rajoni lindor zuri vendin e parë (me 83% transparencë aktive), ndërsa Rajoni i Shkupit mbetet në vendin e fundit (me 66% transparencë aktive). Ministritë dhe komunat publikojnë sasinë më të vogël të informacionit për financat (komunat vetëm 57% nga 100% e mundshme, dhe ministritë 62% nga 100%).

Siç theksojnë studiuesit, “gjendja përkeqësohet me përgjigjet e kërkesave për qasje të lirë në informacione të karakterit publik, të cilat u dërgoheshin të gjitha institucioneve në të njëjtën ditë dhe me të njejtën pyetje”. Nga atje thonë se “Komunat janë përgjigjur për mesatarisht 16 ditë (12 ditë vitin e kaluar), kurse ministritë janë përgjigjur për 19 ditë (viti i kaluar 16 ditë). Vetëm 65% e institucioneve janë përgjigjur brenda afatit maksimal ligjor prej 20 ditësh (93% e institucioneve e kanë bërë këtë vitin e kaluar)”, thuhet në raport. Ky hulumtim realizohet në kuadër të projektit “Monitorimi i prokurimeve publike”, i cili realizohet nga Qendra për komunikim civil, ndërsa financohet nga Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni. (PRESSonline.al)

Qeveria sërish me transparencë maksimale 100 për qind

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!