Izet Mexhiti, njëri nga kryetarët e koalicionit VLEN dhe kryetar i Komunës së Çairit, ka përshëndetur fillimin e investimit për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë, duke e cilësuar atë si projekt që afron qytetarët, forcon ekonominë dhe hap mundësi të reja zhvillimi, përcjell PressOnline.al.
Në një status në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Mexhiti thekson se investimi prej 200 milionë eurosh për këtë aks rrugor është dëshmi e dallimit mes premtimeve dhe punës konkrete, duke shtuar se qeverisja aktuale po i kthen angazhimet në projekte reale.
Në vijim statusi i plotë i Izet Mexhitit:
“Shkupi tashmë më afër Prishtinës. 200 milionë euro për rrugën Shkup–Bllacë–Prishtinë.
Ky është dallimi mes fjalëve dhe veprave. Mes premtimeve t’thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e qytetarëve. Kjo është qeverisja jonë. Çdo premtim i mbajtur, çdo angazhim i kthyer në punë. Investojmë për një shtet më të zhvilluar, për ekonomi më të fortë dhe për lidhje më të afërta mes vendeve tona. Po ndërtojmë kilometra rrugë, sepse kështu afrojmë njerëz, krijojmë mundësi dhe hapim horizonte të reja për brezat që vijnë. Urime!”.







