Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e Çlirimit

featured
Press Online
14 Qershor 2026, 01:29

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, një prej datave më të rëndësishme në historinë e shtetit më të ri në Ballkan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa fotografi historike që pasqyrojnë momentet e çlirimit të Kosovës dhe përfundimin e represionit të ushtruar nga forcat e ish-Jugosllavisë.

Gëzuar 27-vjetorin – Ditën e Çlirimit”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare në mesazhin e tij.

12 Qershori shënon hyrjen e forcave ndërkombëtare në Kosovë dhe fundin e luftës, duke hapur rrugën për një epokë të re lirie, paqeje dhe ndërtimi shtetëror.

Në këtë përvjetor, qytetarët e Kosovës kujtojnë sakrificat dhe ngjarjet historike që çuan në çlirimin e vendit, ndërsa nderojnë të gjithë ata që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e saj.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter