Anketa e IRI-t: Gjermania dhe Kroacia i japin Maqedonisë mbështetjen më të madhe nga vendet anëtare të BE-së

featured
Press Online
10 Korrik 2023, 13:28

Qytetarët mendojnë se Gjermania dhe Kroacia japin mbështetjen më të madhe për Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE, sipas sondazhit të realizuar nga Qendra për Hulumtime të Sondazheve të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Maqedoninë e Veriut në lidhje me mbështetjen nga shtetet anëtare të BE-së, informon PRESSonline.al

Sipas grafikut të IRI-t, 32% e qytetarëve maqedonas e konsiderojnë mbështetjen më të madhe nga shteti gjerman, ndërsa Kroacia është e dyta me 19% besueshmëri. Pas tyre vijnë Sllovenia me 14% dhe Franca me 11%.
Austria, Greqia, Belgjika, Hungaria dhe Italia janë gjithashtu në atë listë.

Anketa është kryer në emër të Qendrës për Hulumtim të Anketave nga Brima, një kompani e hulumtimit të tregut (anëtare e grupit KANTAR). Të dhënat peshohen sipas moshës, gjinisë, rajonit, popullsisë urbane/rurale dhe përkatësisë etnike.(PRESSonline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter