Vodafone do të shkurtojë 11 mijë vende pune në tre vitet e ardhshme

featured
Press Online
29 Qershor 2023, 21:30

Ekzekutivja e re e Grupi Vodafone tha se kompania do të shkurtojë 11 mijë vende pune globalisht përgjatë tre viteve të ardhshme për të ndihmuar grupin e telekomunikacionit të rifitojë konkurrueshmërinë në treg duke paralajmëruar se një performancë e dobët e biznesit në Gjermani do të godiste rëndë Vodafone.

Vlera e aksioneve të Vodafone ra në nivelin më të ulët që prej 2002. Shkurtimet e vendeve të punës ishin më të mëdha në historinë e Vodafone që punëson afro 90 mijë njerëz në Evropë dhe Azi.

Afro 500 vende pune do të shkurtohen në Britani, rreth 1300 në Gjermani dhe 1000 në Itali. Shkurtimet do të përhapen në mbarë tregjet Evropiane. Gjermania, që është tregu më i madh i Vodafone është në performancën e pritur ndërsa qarkullimi i parës ka pritet të jetë afro 3.3 miliardë euro këtë vit, rënie e ndjeshme krahasuar me një vit më parë prej 3.6 miliardë eurosh.

Vodafone raportoi rënie të fitimeve me 1.3 përqind në 14.7 miliardë euro për vitin që lëmë pas. /PCWorld Albanian

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter