Gjatë ditës nga selia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pritet të komunikohet edhe zyrtarisht se çështja me të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit” përfundimisht është e mbyllur, mëson PRESSonline.mk nga burime të larta partiake brenda selisë “blu”.
Siç mëson PRESSonline.mk, kryesia e BDI-së në mbledhjen e së premtes ka marrë vendim përfundimtar që anëtarët e të ashtuquajturin “grup i zjarrit” të përbërë nga Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Musa Xhaferi e Saranda Imeri, të suspendohen nga partia.
“Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Visar Ganiu, Musa Xhaferi e Saranda Imeri që nga fillimi i muajit prill nuk janë pjesë e BDI-së. Por, megjithatë do të ketë njoftim zyrtar nga partia gjatë ditës për këtë çështje”, thonë burime partiake pranë BDI-së për PRESSonline.al