Përmirësimi i infrastrukturës rrugore do ta bëjë Maqedoninë e Veriut më tërheqëse si për investitorët vendas ashtu edhe për ata të huaj, ndërtimi i korridoreve 8 dhe10 D do të jetë një pjesë veçanërisht e rëndësishme e gjithë kësaj, vlerëson Durim Zeqiri, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Odës së Maqedonisë Veriperëndimore në një deklaratë për portalin “Lokalno”, përcjell PRESSonline.al
“Realizimi i projektit të Korridorit 8 do të përmirësojë dhe do të ndihmojë ekonominë tonë. Me ndërtimin e dy korridoreve do të plotësohen në masë të madhe nevojat e sektorit të biznesit në aspektin infrastrukturor. Konkurrueshmëria e kompanive, duhet të jetë prioritet në periudhën e ardhshme. Qeveria do të duhet të ndihmojë kompanitë të përgatiten për të përballuar dinamikën që do të pasojë, por edhe konkurrencën që mund të rritet më tej nga investimet”, thotë Zeqiri, përcjell PRESSonline.al