UNT nderoi me çmim profesorin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini

featured
Press Online
30 Prill 2026, 02:33

Sot në vigjile të festës së 1 Majit, Sindikati i të Punësuarëve të Universitetit “Nënë Tereza”, nderoi me certifikatë vlerësimi profesorin, arsimdashësin dhe pishtarin e arsimit Etem Xheladini. Pëndryshe, Etem Xheladini është emër i njohur për kontributin e tij të madh në fushën e arsimit fillor, të mesëm dhe sipëror te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Përveç në arsim, kontributi i tij kombëtar shtrihet edhe në fushën e humanizmit dhe solidaritetit në shoqatat humanitare “Nënë Tereza”, “El Hilal” etj., në veçanti gjatë luftës së Kosovës dhe atë të 2001-shit në Maqedoni.

Etem Xheladini është shpërblyer me qindra mirënjohje nga institucione të ndryshme, por ky është çmimi më i madh që i jep një institucion i lartë arsimor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter