1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Veliaj te njësia 5/ Kandidati socialist takime me banorët

Veliaj te njësia 5/ Kandidati socialist takime me banorët

featured

Banorët e njësisë nr. 5 në kryeqytet u mblodhën tek Parku Olimpik, aty ku u zhvillua takimi i radhës elektoral i kandidatit të PS për Tiranën, Erion Veliaj.

Veliaj tregoi për transformimin që ka pësuar zona me punën e Partisë Socialiste dhe tha se nuk duhet lejuar që të kthehemi më mbrapa.

“Ju kujtohet Zogu Zi, e prishën sa erdhën në pushtet. 3 vjet bllokim të Astiri për nën kalimin, tani thonë do bëjmë nënkalim te Sheshi Skënderbej, e vetmja gjë që kanë bërë është gropa e Ajdin Sejdisë. S’ka më. Më morën nga Barcelona të shqetësuar do e prishni sheshin, i thash sa të jetë PS gropën e Ajdin Sejdisë nuk e kthejmë më. Ne mbrapa nuk kthehemi, ne do shkojmë vetëm përpara”, u shpreh Veliaj.

Berisha dhe Meta tha Veliaj janë dy njerëzit që i kanq marrë gjithçka Shqipërisë dhe kanë si synim ta kthejnë vendin mbrapa.

 “Kemi disa kundërshtarë që duan të shkojnë mbrapa. Këta kanë emër dhe mbiemër, nuk janë njerëz abstraktë. Quhen Sali Berisha dhe Ilir Meta. Fiksojini mirë këto dy emra. Dy emra që i kanë marrë Shqipërisë gjithçka. Dy emra që Shqipëria, i bëri president. Dy emra që Shqipëria i bëri kryeministra. Dy emra që Shqipëria i mbajtur 33 vjet kalapiç dhe kalaqafë, duke i dhënë rroga si deputet. Dy emra që i kanë marrë gjithçka Shqipërisë dhe vetëm i kanë bërë keq”.

Kandidati i PS për Tiranë i ftoi demokratët që të mendojnë për familjet e tyre dhe të ecin përpara me PS.

“Ku i gjejnë lekët këta? Se këta kanë rënë nga vakti prej kohësh. Me KQZ nuk ju takon, vulën e partisë nuk e kanë.  Në punë nuk janë, nga bashkitë ikën, nga qeveria ikën, nga parlamenti ikën. Braktisën gjithçka. Kush i paguan këto lekë, ku i gjejnë këto paratë? I patë faturat e rusëve te llogaria e Monikës? Këta hanë bukën e Amerikës dhe bëjnë duanë e rusëve. Kjo është diferenca me këta. Këta nuk meritojnë asnjë votë. Ndaj dhe ftesa për demokratët duhet të jetë, mendoni për familjet tuaja, mendoni për fëmijët tuaj. Nëse familja juaj është gjëja më e shtrenjtë edhe se tesera e partisë, ejani me ne që të ecim përpara dhe të vazhdojmë punën tonë”,


Top Channel

Veliaj te njësia 5/ Kandidati socialist takime me banorët
|