Ambasadori francez thotë se zgjedhjet me kaq pak votues nuk sjellin zgjidhje politike

featured
Press Online
24 Prill 2023, 00:54

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet që janë mbajtur sot, në katër komunat veriore.

Guerot thotë se zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike, teksa ka shtuar se tani është koha për të zbatuar ujdinë që është arritur në Ohër.

“Zgjedhjet me kaq pak votues nuk kontribuojnë në një zgjidhje politike. Na vjen keq që disa parti nuk morën pjesë. Tani është koha për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit”, ka shkruar Guerot Twitter.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter