1. Lajme
  2. GLOBI
  3. NATO shpresa se Ukraina do të rimarrë territoret e kontrolluara nga Rusia

NATO shpresa se Ukraina do të rimarrë territoret e kontrolluara nga Rusia

featured

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i sigurt se Ukraina është e përgatitur mirë për të marrë më shumë territore ndërsa Kievi është pranë një ofensivë të re kundër forcave pushtuese ruse.

Stoltenberg iu përgjigj gazetarëve në pyetjen nëse Ukraina ka atë që i nevojitet për të korrur suksese të reja.

“Jam i bindur se ata tani do të jenë në gjendje të çlirojnë edhe më shumë toka. Një nga çështjet kryesore që diskutuam sot ka qenë kalimi i të gjitha aftësive, sistemeve, furnizimeve të ndryshme që ukrainasit kanë nevojë për të qenë në gjendje të rimarrin më shumë toka”, deklaroi ai.

Stoltenberg po fliste në margjinat e një takimi të dhjetëra mbështetësve ndërkombëtarë të ukrainasve në bazën ajrore Ramstein, në Gjermani.

Shefi i NATO-s shtoi se disa bateri të mbrojtjes ajrore Patriot tashmë u janë dorëzuar forcave ukrainase.


Top Channel

NATO shpresa se Ukraina do të rimarrë territoret e kontrolluara nga Rusia
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.