Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish kamerieres!

featured

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi, i njohur edhe si Aro Muric, ka bërë bujë me bëmën e tij të fundit.

Portieri i Burnley-t i ka lënë 10 mijë euro bakshish një kameriereje të një lokali në Mynih.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të arrihej promovimi i Burnley-t në Premier League.

Skuadra e Vincent Kompany vulosi ngjitjen automatike në Premier League pas fitores 2-1 jashtë fushe kundër Middlesbrough.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, portieri shqiptar i skuadrës angleze ka shpenzuar një shumë afër 36 mijë euro pasi kishte porositur 40 shishe shampanjë Dom Perignon, 10 shishe shampanjë Armand de Brignac, katër shishe Moet & Chandon Nectar, një tjetër shampanjë demi-sek dhe disa shishe Chivas Regal.

Përfituesja e atij bakshishi zbuloi në mediat gjermane se “Muric ftoi të gjithë personelin e shërbimit, madje edhe sanitaren e tualetit për t’i qerasur”.

Përveç kësaj, kamerierja komentoi se “ai ishte një mysafir shumë i këndshëm, krijoi një atmosferë të mrekullueshme”.

Aro Muric nënshkroi me Burnley-n në verë për 2.5 milionë euro, që shkuan në arkat e City-t.


Top Channel

Çmenduria e portierit të Kosovës, 10 mijë euro bakshish kamerieres!
|