Zgjedhjet në veri, Krasniqi kërkon nga Qeveria dhe organet e sigurisë angazhim për proces të rregullt zgjedhor

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryetar i partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka takuar gjatë ditës kandidatët për kryetar të komunave veriore të Kosovës, zgjedhje këto që do të mbahen më 23 prill.

Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill.

‘’Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së’’

Po ashtu Krasniqi në këtë takim ka kërkuar nga Qeveria dhe organet e sigurisë angazhim për proces të rregullt zgjedhor.

‘’Ndonëse procesi i votimit do të organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, ne ftojmë të gjithë qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për një të ardhme më të mirë për vete dhe familjet e tyre.Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor’’

Theksojmë se Lista Serbe ka vendosur që ti bojkotojë zgjedhjet e të dielës.

Zgjedhjet në veri, Krasniqi kërkon nga Qeveria dhe organet e sigurisë angazhim për proces të rregullt zgjedhor
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter