1. Lajme
  2. SPORT
  3. Tre orë mbledhje, shtyhet vendimin për penalizimin e Juventus

Tre orë mbledhje, shtyhet vendimin për penalizimin e Juventus

featured

Pritej që ditën e mërkurë, Kolegji i Garancisë së Sporteve të jepte një verdikt në lidhje me ankimimin e Juventusit për penalizimin me minus 15 pikë për shkak të plusvalencave.

Mirëpo, pas një mbledhje që zgjati për tre orë, nuk ka pasur vendim në lidhje penalizimin e pikëve teksa seanca është shtyrë për ditën e nesërme, ku sërish bardhezinjtë do të jenë në akth në pritje të një përgjigjeje.

Në lidhje me këtë vendim ga Lisbona, aty ku Juventus do të luajë në Europa League ndeshjen e kthimit të Europa League ndaj Sportingut, trajneri Massimiliano Allegri u shpreh se sapo të njihen me vendimin, do ta hedhin atë pas krahëve për të vijuar me sezonin.

“Jemi në pritje të vendimit, sapo të njihemi me të do ta lejmë mënjanë për të vijuar të përqëndruar tek përfundimi i sezonit, i cili nuk do të jetë aspak i lehtë.

Sa i takon ndeshjes me Sportingun, nuk mbështetemi aspak te fitorja 1-0 në ndeshjen e parë pasi e shohim këtë si një sfidë tjetër nga ajo e Torinos”, u shpreh Allegri.


Top Channel

Tre orë mbledhje, shtyhet vendimin për penalizimin e Juventus
|