1. Lajme
  2. GLOBI
  3. “Ta shohë SHBA-ja dhe Seuli”: Koreja e Veriut nis satelitin e parë spiun

“Ta shohë SHBA-ja dhe Seuli”: Koreja e Veriut nis satelitin e parë spiun

featured

Koreja e Veriut e përfundoi e satelitit të saj të parë të zbulimit ushtarak dhe lideri i vendit komunist, Kim Jong Un, ka dhënë dritën jeshile për lëshimin e tij.

“Kjo lëvizje bëhet si kundërvënie ndaj kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut” , njoftoi media shtetërore atje. Analistët e cituar nga Reuters, thonë se sateliti është pjesë e përpjekjeve të shtetit të izoluar dhe të armatosur me armë bërthamore për të avancuar teknologjinë e tij mbikëqyrjes, duke përfshirë këtu dronët dhe për të përmirësuar aftësinë e goditjes së objektivave në rast konflikti.

Peniani kreu në muajin dhjetor atë që e cilësoi si testimin e “fazës përfundimtare” të satelitit spiun dhe njoftoi asokohe se përgatitjet e lëshimit  do të përfundonin brenda prillit. Gjatë një vizite në agjencinë zyrtare të hapësirës të martën, Kim u tha zyrtarëve që të siguroheshin që nisja të kryhej në kohë e urdhëroi edhe lëshimin e disa satelitësh të tjerë të zbulimit, nga sa pohoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Ai i ka kërkuar stafit “zhvillimin e aftësisë së grumbullimit të të dhënave satelitore të inteligjencës duke vendosur disa satelitë zbulues në orbita të ndryshme radhazi”. Në njoftimin e KCNA megjithatë nuk jepen detaje se kur është planifikuar nisja.


Top Channel

“Ta shohë SHBA-ja dhe Seuli”: Koreja e Veriut nis satelitin e parë spiun
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.