1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Szunyog i bën thirrje Kuvendit që të krijojë një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve

Szunyog i bën thirrje Kuvendit që të krijojë një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve

featured

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka reaguar ndaj institucioneve të Kosovës për mosmiratimin e ligjeve duke thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të krijoi një mekanizëm që i detyron deputetët të marrin pjesë nëpër seanca.

Sipas Ambasadori i BE-së në Kosovë i ka thënë se deputetët duhet ta kryejnë punë e tyre se sipas tij për këtë i kanë zgjedhur qytetarët e Kosovës.

“I bëj thirrje Kuvendit të Kosovës që të merret me këtë çështje duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve.”

“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës edhe një herë ka dështuar të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka thënë Szunyog.

“Vonesat në miratimin e ligjeve dhe emërimet në institucione kanë ndikim negativ në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe reformat e nevojshme për Kosovën përparimin e tij drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Ambasadori i BE-së në Kosovë në Twitter.

Szunyog i bën thirrje Kuvendit që të krijojë një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.