Drejtoria e doganave kumtoi se ekipe të saj mobile kanë penguar hyrje ilegale të pesë migrantëve nga Kongo dhe Afganistani në shtet. Ata janë zbuluar në një kamion me targa serbe në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.
“Më 14 prill të vitit 2023, në vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’, gjatë kontrollit të automjetit transportues me targa serbe, të paraqitur si tranzit, janë zbuluar pesë migrantë pa dokumente për identifikim. Gjatë kontrollit të automjetit, të kryer me skener mobil, në pjesën e rimorkios, të dedikuar për pjesë rezerve, janë zbuluar pesë personat me prejardhje nga Kongo dhe Afganistani”, informoi Drejtoria.
Personat janë dërguar në repartin për punë kufitare dhe migrime pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme për procedurë të mëtejshme.