Bashkimi Evropian gjeti dakordësinë mes vendeve anëtare për të investuar 43 miliardë euro në sektorin e gjysmëpërçuesve në përpjekje për të rritur prodhimin lokal të çipeve dhe sjellë procese fabrikimi të avancuara në vendet anëtare.
Lëvizja është dizajnuar gjithashtu për të ndihmuar në ndërtimin e një zinxhiri lokal furnizimi me gjysmëpërçues dhe shmangur një krizë të mundshme çipesh për sektorë të rëndësishëm si automobilat.
“Kemi një marrëveshje për aktin e çipeve në BE,” shkruante Thierry Breton, Komisioner Evropian për Tregjet e Brendshme në rrjetin social Twitter.
“Në një kontekst gjeopolitik, Evropa po merr fatin e saj në duar. Duke zotëruar gjysmëpërçuesit më të avancuar, BE-ja do të shndërrohet në një fuqi industria në tregjet e së ardhmes.”
Sot afro 10 përqind e çipeve në mbarë botën prodhohen në Bashkimin Evropian. Ndërkaq shumica e tyre për industrinë e automobilave, IT, dhe telekomunikacionin prodhohen jashtë Evropë duke krijuar sfida për kompani si Ericsson, Volkswagen, dhe Nokia. Akti i Çipeve është dizajnuar për të rritur prodhimin e çipeve globale në Evropë në 20 përqind deri në 2030-ën.
Një prej shqetësimeve më të mëdha të Evropës është prodhimi i procesorëve të avancuar që fuqizojnë superkompjuterët më të fuqishëm. Aktualisht këto procesorë prodhohen në SHBA, Tajvan ose Korenë e Jugut. Akti është dizajnuar për të joshur prodhuesit e çipeve të sjellin teknologjitë e prodhimit në BE. /PCWorld Albanian