1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës sot në komisionin amë parlamentar

Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës sot në komisionin amë parlamentar

featured

Komisioni Parlamentar për Punë dhe Politikë Sociale sot duhet të shqyrtojë ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës në pjesën për punën jashtë orarit, vendin dhe mënyrën e pagesës së pagave për punëtorët për projektet me interes kombëtar dhe strategjik për shtetin që propozohen në procedurë të shkurtuar për kryerjen e papenguar të punëve me interes kombëtar e strategjik dhe përfundimin e tyre brenda afateve të përcaktuara, informon PRESSonline.al.

Me ndryshimet ligjore, propozohet që puna jashtë orarit të zgjasë më shumë se tetë orë gjatë një jave, më shumë se tetë orë mesatarisht në javë për një periudhë tre mujore dhe më shumë se 190 orë në vit në rastet kur bëhet fjalë për interes kombëtar dhe strategjik, pas pëlqimit paraprak me shkrim të punonjësit. Me këto ndryshime ligjore pritet të tejkalohet situata e zgjatjes së afateve për çështje me interes kombëtar dhe strategjik.

Ligji i propozuar parashikon një ndryshim që mundëson rregullimin e vendit dhe mënyrës së pagesës së pagave për punëtorët në projekte me interes kombëtar dhe strategjik. Gjithashtu, parashihet edhe mundësia e punës të dielave si dhe puna jashtë orarit më të gjatë se tetë orë gjatë javës, më shumë se tetë orë mesatarisht në javë për një periudhë tre mujore dhe më shumë se 190 orë në vit për çështjet me interes kombëtar dhe strategjik, pas dhënies së pëlqimit paraprak me shkrim nga ana e punonjësit.

Ministri i Financave, në dakordim me ministrin për Punë dhe Politikë Sociale, pas miratimit të ndryshimeve ligjore, do të duhet të miratojë akte nënligjore për të rregulluar vendin dhe mënyrën e pagesës së pagave për punëtorët për projekte me interes kombëtar dhe strategjik. / PRESSonline.al

Ndryshimet e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës sot në komisionin amë parlamentar
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.