Kryeministri Rama operohet në QSUT/ I nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut

featured

Kryeministri i vendit  i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza “.

Ai është paraqitur në urgjencë pak pas mesnatës të së dielës me apendicit akut dhe pasi i janë bërë ekzaminimet e duhura është vendosur për ndërhyrje kirurgjikale, e cili është kryer në orën në orën dy të mëngjesit të së hënës.

Kjo ndërhyrje është kryer me laparoskopi, çka i jep mundësi rikuperimi në një kohë me të shkurtër.

Madje mjekët thonë se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mund të dalë brenda 24 orëve nga spitali.

Shefi i shërbimit të Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata: Ishte një apendicit, u pa u plotësuar të gjitha ekzaminimet në QSUT, u bënë ekzaminimet imazherike dhe u mendua që duhej operuar, operacioni u krye me laparoscopi rreth orës 2 të mëngjesit, shkoi mirë, gjendja është stabël, e mirë, pa temperaturë, pa ndonjë problem, sot besoj do të fillojë dhe të ushqehet, besoj që brenda 24 orëve ndoshta mund të largohet.

Koha e rikuperimit total?

Gjata: Zakonisht është e shkurtër koha e rikuperimit 2-3 ditë.

Do duhet kujdes i shtuar duke qenë se është edhe fushatë?

Gjata: Nuk duhet të ketë asnjë kujdes të shtuar, apendiciti është hequr nga mijëra qytetarë shqiptare.

Kur mund të ecë vetë?

Gjata: Mund të ecë që sot, në fushatë dy tre ditë, të shohim si do të shkojë gjendja.

Domethënë e inauguruam spitalin e ri me kryeministrin.

Gjata: Jo jo janë sallat që kemi pasur, është  i inauguruar para tre vjetësh.

Ekipi që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale të kryeministrit Edi Rama  përbëhej nga Shefi i shërbimit të Kirurgjisë, Prof. Arben Gjata, kirurgu Prof. Arben Beqiri, Dr. Dritan Reovica dhe shefi i shërbimit të reanimacionit Prof. Krenar Iila e Prof. Saimir Kuçi.


Top Channel

Kryeministri Rama operohet në QSUT/ I nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale nga apendiciti akut
|