1. Lajme
  2. GLOBI
  3. Instruktori i parashutizmit vrau të dashurën pas prishjes së lidhjes prej akuzave të përdhunimit në Britani (fotot)

Instruktori i parashutizmit vrau të dashurën pas prishjes së lidhjes prej akuzave të përdhunimit në Britani (fotot)

featured

Një instruktor parashutizmi në Britani ka vrarë të dashurën e tij pas prishjes së marrëdhënies së tyre mes akuzave se kishte tentuar të përdhunonte një vajzë të re në vendin e punës, u tha sot në gjyqin e çështjes.

53 vjeçari Ashley Kemp, mbyti të dashurën e tij gjithashtu parashutiste Clair Armstrong, 51 vjeçe, kur humbi kontrollin gjatë një debati, tha juria.

Ai më pas kishte telefonuar numrin e emergjencës duke thënë se ‘kam varë të dashurën’ teksa ishte nisur me makinë në dukje për të vrarë veten, por i mbijetoi aksidentit që pësoi.

Viktima Armstrong, nënë e tre fëmijëve që gjithashtu menaxhonte një sallon bukurie, u gjet e vdekur nga policia që erdhi në vendngjarje pas telefonatës së Kemp’, u tha në gjykatën e Grimsby.

Kemp, nga Lincolnshire, pranon vrasjen nga pakujdesia por jo akuzën e vrasjes.

Prokurori Richard Thyne, tha se marrëdhënia e tyre dy-vjeçare ishte tensionuar pasi gruaja kërkonte të ndahej nga i akuzuari.

Të dy ata punonin në qendrën e parashutizmit Drop Zone, ku më herët Kemp ishte akuzuar se kishte tentuar të përdhunonte një kolege adoleshente.

Akuzat verbale nuk kishin sjellë denoncim zyrtar pro kishin vënë nën presion lidhjen e tyre që rrjedhimisht përfundoi në tragjedi.

Kemp tha më vonë në polici se ata kishin debatuar për akuzat seksuale në shtëpinë e zonjës Armstrong, ku ndodhi vrasja.

Kemp pranoi se gjatë përleshjes kishte goditur ish-të dashurën e tij dhe më pas e kishte kapur në fyt.

Mjekësia ligjore tha se shkaku i vdekjes së viktimës ishte asfiksia.

Gjyqi vazhdon.