1. Lajme
  2. SPORT
  3. Parashikimi i ish-kapitenit të Bayernit: Finalja? Manchester City-Milan!

Parashikimi i ish-kapitenit të Bayernit: Finalja? Manchester City-Milan!

featured

Bastian Schweinsteiger i ka idetë e qarta rreth finales së këtij sezoni në Champions League.

Ish-kapiteni legjendar i Bayern Munchen, i është përgjigjur pyetjeve të tifozëve në profilin e tij në Twitter.

Si mendoj se do të dalë finalja? Manchester City-Milan”, u përgjigj ish-mesfushori gjerman, duke theksuar se beson tek avancimi i kuqezinjve të Piolit në finalen e Stambollit.

Në të njëjtën kohë, Schweinsteiger indirekt pranon se nuk beson te përmbysja e Bayern Munchen, skuadrës së tij të zemrës. Bavarezët humbën 3-0 çerekfinalen e parë ndaj Manchester City në “Etihad Stadium”.

Sfida e kthimit do të luhet të mërkurën në Mynih. Ndërkohë, Milani zbret në fushë të martën në ‘Diego Maradona”, stadium ku duhet të mbrojë triumfin 1-0 ndaj Napolit në “San Siro”.


Top Channel

Parashikimi i ish-kapitenit të Bayernit: Finalja? Manchester City-Milan!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.