Realizon dygolësh, Griezmann i dhuron Atletico Madrid fitoren ndaj Almeria

featured
Press Online
16 Prill 2023, 21:02

Atletico Madrid fitoi minimalisht 2-1 ndaj Almerias, në një takim që e dominoi të gjithën.

Griezmann zhbllokoi sfidën në minutën e 5’ pas asistit të Correa, duke u dhënë avantazhin vendasve.

Megjithatë pas autogolit të Gimenez, Almeria mori barazimin në minutën e 37’.

Griezmann nuk u mjaftua me aq, në minutën e 44’ francezi realizoi golin e dytë personal dhe për Atleticon, duke vulosur rezultatin e kësaj sfide.

Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat tentuan të gjenin golin në portat respektive, por nuk ia dolën.

Pas javës së 29-të të La Liga, Atletico Madrid qëndron në vend të tretë me 60 pikë, teksa Almeria renditet në vend të 17-të me 30 pikë.


Top Channel

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter