​Kryeministri Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta

featured

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur besimin se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të vendit do të kalojë i qetë dhe pa incidente. Ai gjatë ditës ka takuar kandidatët e partisë së tij që po garojnë për kryetar në komunat veriore.

“Kurti si kryeministër ndau besimin e tij që ky proces zgjedhor do të kalojë ashtu siç duhet dhe i ka hije një procesi demokratik, qetë e pa incidente, me pjesëmarrje të lirë e të lartë të qytetarëve në komunat veriore”, njoftoi Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti, i shoqëruar edhe nga disa ministra , ka takuar Erden Atiqin, që sërish kandidon për veriun e Mitrovicës. Flatron Hasanin që kandidon për Zubin Potok. Fetah Pecin që kandidon për Zveçan, dhe Lulzim Hetemin që kandidon për Leposaviq.

Duke u dëshiruar fushatë zgjedhore të mbarë dhe të suksesshme, Kurti thuhet se i ka siguruar katër kandidatët e subjektit të tij për mbështetje të fuqishme për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën e ardhshme me 23 prill.

​Kryeministri Kurti beson se zgjedhjet në veri do të jenë të qeta
|