Ukraina do të marrë pesë miliardë dollarë shtesë në formë të ndihmës nga vendet e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si grupi G7.
Kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal tha se marrëveshja ka ardhur pas takimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Zvicra gjithashtu ka ofruar dy miliardë dollarë gjatë gjashtë viteve dhe Danimarka do të krijojë një fond special me vlerë prej një miliard dollarëve.
Sipas Shmyhal, Spanja, Irlanda, Japonia, Lituania, Letonia, Islanda dhe Holanda do të ofrojnë gjithashtu mbështetje shtesë për Ukrainën.
“E gjithë kjo do të na ndihmojë të fitojmë dhe të sigurojmë stabilitetin e ekonomisë sonë”, tha Shmyhal.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë ndarë ndihmat më të mëdha për Ukrainën që prej 24 shkurtit të vitit të kaluar, kur u pushtua nga Rusia.
Top Channel