Robër rebelë Huthi vijnë nga Arabia Saudite në Jemen, për këmbimin e të burgosurve të konfliktit (fotot)

featured

Në ditën e dytë të këmbimeve të të burgosurve, u përfshinë një pjesë e mirë e rreth 900 luftëtarëve të kapur rob, teksa bisedimet e paqes të konfliktit të rëndë tetë-vjeçar, vazhdojnë.

Avioni me të burgosurit rebelë mbërriti në Jemen nga Arabia Saudite, ndërsa të burgosurit sauditë pritet të lirohen më vonë gjatë ditës, njoftonte Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Fluturimi është pjesë e një këmbimi madhor në disa seanca të rreth 900 robërve, çka ka ngjallur shpresa për një fund të mundshëm të luftës barbare në Jemen mes rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani, dhe qeverisë në pushet që mbështetet nga ushtria e Arabisë Saudite.

Dje (e premten, 14 prill) 318 të burgosur u transportuan në katër fluturime nga zona jemenite e Aden që kontrollohet nga qeveria, drejt zonës rebele të Sana’a, duke u bashkuar me familjet para festës muslimane të Ramazanit dhe Bajramit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur disa negocjata diplomatike kanë nisur dhe mes mbështetësve të palëve, Iranit dhe Arabisë Saudite.

Fluturimi i sotëm nga qyteti jugor saudit Abha u ul në Sana në mëngjes herët me 120 rebelë Huthi në bord, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq, Jessica Moussan.

Një gazetar i rrjetit Agence France-Presse (AFP) në Abha tha se tre autobusë kishin sjellë të burgosurit në aeroport, i cili më parë është sulmuar nga forcat Huthi me drone e raketa. Pranë autobusëve ishn vendosur dhe karrige me rrota për të dërguar në avion robërit e plagosur.

Ndërkohë në anën tjetër të këmbimit, gjashtëmbëdhjetë sauditë dhe tre sudanezë raportohej se do të transferoheshin sot nga Sana drejt Riadit.

Këmbimet e të burgosurve janë një zhvillim shpresëdhënës në kuadër të mbylljes së luftës mizore në Jemen, e cila ka lënë qindra mijëra të vdekur e të plagosur, e miliona të tjerë pa ushqim e kujdes shëndetësor.

Sundimtari saudit Princ Mohammed bin Salman, kur nisi lufta ishte vetëm një ministër 29-vjeçar i mbrojtjes, ndërsa tani ka thënë se fokusohet në vizionin e ndërtimeve e zgjerimit të qyteteve saudite.

Diplomacia e ndërmjetësuar nga Kina mes Arabisë dhe Iranit ka sjellë rivendosjen e marrëdhënieve mes dy vendeve pas shtatë vjet prishje.

Sanam Vakil, përfaqësues i Lindjes së Mesme e analistëve britanikë Chatham House, tha: “Arabia Saudite nuk po tkurr dot përfshirjen e saj ushtarake në konfliktin në Jemen prandaj kërkon një zgjidhje të qëndrueshme paqeje për t’u fokusuar në prioritetet ekonomike”.