1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Policia e Maqedonisë në aksion, zbulohen dy tonë marihuanë

Policia e Maqedonisë në aksion, zbulohen dy tonë marihuanë

featured

Ministria e Punëve të Brendshme në dy aksione koordinuese bashkë me zyrtarët policorë të Kavadarit dhe Negotinës si dhe me SPB Manastirit, konfiskoi dy tonë marihuanë nga dy fabrika për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Sipas policisë, fabrikat kanë kultivuar kanabi në kundërshtim me ligjin me qëllim që të shitet si drogë më pas.

Aksioni është zhvulluar me urdhër nga gjykata dhe janë parashtruar dy kallëzime penale kundër pronarëve.

Në Kavadar është konfiskuar marihuanë e paparaqitur prej 1.5 tonë, ndërsa në Manastir janë konfiskuar 300 kilogramë marihuanë.

Policia e Maqedonisë në aksion, zbulohen dy tonë marihuanë
|