Në muajin shkurt janë dhënë 352 leje ndërtimi

featured

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në shkurt 2023 janë dhënë 352 leje ndërtimi, që është 40,8% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, informon PRESSonline.al.

Vlera e parashikuar e objekteve për të cilat janë lëshuar miratimet është 9.897.768 denarë, që është 258,1% më shumë se në shkurt të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 199 (56,5 %) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 108 (30,7 %) për ndërtesa të ulëta dhe 45 (12,8 %) për objekte rindërtimi.

Nga gjithsej 352 objekte, 170 (48,3 %) janë investitorë persona fizikë dhe 182 (51,7 %) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 1,294 apartamenteve, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 97,659 m2. / PRESSonline.al

Në muajin shkurt janë dhënë 352 leje ndërtimi
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.