1. Lajme
  2. RAJONI
  3. Balkız rizgjidhet kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke edhe për një mandat

Balkız rizgjidhet kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke edhe për një mandat

featured

Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm të saj. Në mbledhjen zgjedhore kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız, u rizgjodh Kryetar edhe për një mandat.

Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OTKT-së u prezantuan edhe raportet financiare, të aktivitetit dhe ekonomisë së Odës.

Kryetari, Abdurrahman Balkız në fjalimin hyrës të tij, foli për kontributet e biznesmenëve nga Turqia në Kosovë. Balkız tha se kompanitë turke sollën investime në Kosovë nga njëra anë dhe “know how” nga ana tjetër.

Duke theksuar se si rezultat i këtyre investimeve janë punësuar rreth 10 mijë kosovarë, kryetari i Odës Balkız, ka bërë të ditur se këto kompani kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm duke sjellë kuadro(staf) të kualifikuar.

Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, njëkohësisht edhe kryetari i nderit i Odës, Tunç Angılı, foli për investimet turke dhe fushat e veprimtarisë së Odës.

Ambasadori Angılı tha se trendi i importit të Kosovës nga Turqia do të jetë i përhershëm dhe se kjo mund të balancohet me investime nga Turqia.

Duke theksuar se Turqia është në vendin e parë për sa i përket investimeve në sektorin real, Angılı tha se Oda tashmë është në kontakt me institucionet në Kosovë dhe se mund të rrisë kontributin e saj duke bërë vizita më të shpeshta të delegacioneve në Turqi.

Balkız rizgjidhet kryetar i Odës Tregtare Kosovaro Turke edhe për një mandat
|